Fgj

U mbajt ligjërata ndërkombëtare me Dr. Maria Sinche-Gonzalez nga University of Oulu, Finland

Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë në Fakultetin e Gjeoshkencave, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, organizoi me sukses ligjëratën ndërkombëtare (Guest Lecture) me Dr. Maria Sinche-Gonzalez nga University of Oulu, Finland. Tema e ligjëratës ishte
“HSC for Modelling and Simulation in Mineral Processing: Features and Application”.

Gjatë ligjëratës u prezantuan mundësitë e përdorimit të softuerit HSC Chemistry për modelim, simulim dhe optimizim të proceseve në përpunimin e mineraleve dhe metaleve, me pjesëmarrje të stafit akademik dhe studentëve. Departamenti falënderon profesoreshën për kontributin dhe ndarjen e përvojës profesionale.

Shperndaj ne: