U mbajt ligjërata ndërkombëtare “Role of Materials Science and Engineering in Additive Manufacturing”, nga Dr. Fatos Derguti (Dergutek LTD, Mbretëria e Bashkuar)
Gjatë ligjëratës u trajtuan aplikimet e prodhimit aditiv në sektorë të ndryshëm industrialë, si aero-hapësira, automobilizmi, mjekësia dhe energjia, me theks në rolin e inxhinierisë së materialeve në optimizimin e strukturave dhe vetive të komponentëve.
Pjesëmarrësit u njohën me shembuj praktikë të dizajnit sipas topologjisë, prodhimit të pjesëve komplekse dhe rëndësinë e këtij procesi në zhvillimin e teknologjive moderne duke u shoqëruar me diskutime ndërmjet stafit akademik dhe studentëve.
