Rek3

U miratua logoja dhe flamuri i Konferencës së Rektorëve

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka marrë pjesë në takimin e Konferencës së Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë, që u mbajt të premten në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Në këtë takim u miratua Rregullorja e re e Konferencës që rregullon funksionimin e saj, përcakton strukturën, kompetencat dhe mënyrën e organizimit të punës së Konferencës së Rektorëve.
Rektorët gjithashtu miratuan edhe logon dhe flamurin zyrtar të Konferencës, të cilat simbolizojnë bashkëpunimin institucional ndërmjet universiteteve publike në vend. Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij takimi ishte miratimi i Marrëveshjes së parë shumëpalëshe për bashkëpunim ndërmjet IAL-ve publike, me një afat pesëvjeçar. Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushat e përbashkëta akademike, kërkimore dhe administrative.
Rek1
Shperndaj ne: