Ballinha

U ndanë certifikata për studentët e angazhuar në punë praktike me pagesë

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva dhe  Flutura Abdullahu nga K-GenU, kanë ndarë të martën certifikata për 10 studentë që ishin të angazhuar në punë praktike me pagesë në kuadër të  programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”. Projekti për angazhimin e studentëve me pagesë në administratën e UIBM është mundësuar në kuadër të bashkëpunimit me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.

Rektorja Deva ka falënderuar drejtuesit e K-GenU për mbështetjen sa i përket këtij projekti prej të cilit janë duke përfituar studentët e UIBM që dy vite. Ajo gjithashtu ka uruar studentët që kanë kryer punën praktike, duke përfituar përvoja të reja në ngritjen e tyre profesionale.

Pas shfaqjen së një videoje me studentët praktikantë, secili prej tyre ka bërë një prezantim të shkurtër për përvojat që kanë pasur gjatë periudhës 3-mujore sa ka zgjatur puna praktike me pagesë. Pas ndarjes së certifikatave Flutura Abdullahu nga K-GenU ka vazhduar sesionin informues me studentët, duke sqaruar risitë e  programit.

P1
Shperndaj ne: