Ftesë për ligjëratë ndërkombëtare: Guest Lecture “Casting Technologies”
Të nderuar/a.
Në kuadër të aktiviteteve akademike, Departamenti Materiale dhe Metalurgji, në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës – Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë, Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë, organizon ligjëratën ndërkombëtare:
Guest Lecture
“Casting Technologies”
Ligjërues: Prof. Assoc. dr. Mitja Petric
Solidification of Metals
University of Ljubljana
Faculty of Natural Sciences and Engineering
Department of Materials and Metallurgy
Chair of Foundry
Ligjërata me titull “Casting Technologies” do të trajtojë zhvillimet bashkëkohore në teknologjitë e derdhjes së metaleve, duke përfshirë parimet themelore të proceseve të derdhjes dhe të ngurtësimit, teknologjitë moderne të prodhimit dhe kontrollin e cilësisë së derdhjeve. Gjithashtu do të diskutohet ndikimi i parametrave të procesit në mikrostrukturën dhe vetitë mekanike të materialeve të derdhura, duke ofruar një pasqyrë mbi rëndësinë e teknologjive të derdhjes në industrinë moderne të materialeve dhe metalurgjisë.
Data: 13.03.2026
Ora: 09:00
Platforma: Zoom
Ligjërata është e hapur për studentët dhe stafin akademik.
