Foto 1

Stafi akademik i UIBM-së, së bashku me një grup studentësh, mori pjesë në 20th Balkan Mineral Processing Congress, i mbajtur nga data 9 deri më 11 Prill 2026 në Stamboll, Turqi

Në kuadër të këtij kongresi, Rektorja e UIBM-së, Prof. Dr. Nuretn Deva, ishte e ftuar në cilësinë e folëses kryesore, duke përfaqësuar institucionin në nivel të lartë akademik dhe shkencor. Po ashtu, profesorët Prof. Dr. Sabri Avdullahi dhe Prof. Dr. Naser Peci udhëhoqën sesione shkencore të kongresit dhe prezantuan punimet e tyre kërkimore para një audience ndërkombëtare. Në këtë kongres prezantoi punimet e saj edhe Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi.

Për më tepër, studentja e UIBM-së, Eljona Munishi, së bashku me studentë të tjerë të këtij institucioni, kontribuuan në këtë aktivitet të rëndësishëm shkencor përmes prezantimit të punimeve të tyre, duke reflektuar nivel të lartë përgatitjeje akademike dhe përkushtim në fushën e mineraleve.

Pjesëmarrja në këtë kongres përbën një dëshmi të qartë të angazhimit të UIBM-së në avancimin e kërkimit shkencor, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe fuqizimin e rolit të studentëve në veprimtaritë akademike ndërkombëtare.

Shperndaj ne: