U prezantua projekti “StartLab360” nga Instituti Edutask
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u prezantua të martën projekti “StartLab360” nga Instituti Edutask. Vlera Krasniqi nga Instituti Edutask, tha se kjo është një iniciativë që synon fuqizimin e të rinjve të moshës 16–25 vjeç në fushat e ndërmarrësisë, orientimit në karrierë dhe inovacionit.
Sipas saj, projekti ofron mundësi konkrete zhvillimi për të rinjtë nga komunat: Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjakovë dhe Viti. Studentët e UIBM janë pjesë e grupit përfitues
