Kosovo2

U mbajt sesion informues nga drejtuesit e programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”

Drejtues të “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”, kanë mbajtur të martën një sesion informues me studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ku kanë shpjeguar risitë e  programit. Flutura Abdullahu nga K-GenU, tha se prej këtij viti studentët që do të angazhohen në punë praktike do të përfitojnë nga 300 euro në muaj.

Aktualisht në UIBM në kuadër të  programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”, janë të angazhuar dhjetë studentë për punë praktike me pagesë.  Zyrtari i Lartë i Qendrës për Zhvillim në Karrierë në UIBM, Erzen Isufi, tha se ky projekt është mundësuar në kuadër të bashkëpunimit me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.

Një projekt i tillë është realizuar edhe vitin e kaluar në UIBM.

Shperndaj ne: