Isa

U shënua 161 – vjetori i lindjes së heroit, Isa Boletini

Me rastin e 161- vjetorit të lindjes së heroit kombëtar, Isa Boletini, një delegacion i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, i përbërë nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore,  prof.ass.dr. Bahtir Hyseni, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Boletin dhe te shtatorja e heroit në qytet. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e këtij përvjetori të lindjes së Isa Boletinit, prorektori për Buxhet dhe Financa, prof.asoc.dr. Ismet Mulliqi, ka marrë pjesë në tribunën historike që është mbajtur në Muzeun e qytetit.

Në këto aktivitete është vlerësuar kontributi i Isa Boletinit si pjesë e lëvizjes kombëtare shqiptare. Në këtë kontekst, është theksuar edhe mbështetja që ai ka dhënë për shkollimin e të rinjve, duke hapur një shkollë private në pronat e tij në Boletin në vitin 1899, e cila ishte edhe shkolla e parë shqipe në Mitrovicë.

Shperndaj ne: