Logojaa

UIBM del i dyti në kuadër të universiteteve publike në renditjen e institucioneve të arsimit të Kosovës sipas H-indeksit Kombëtar (National H-index) 2025

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka dalur i dyti në kuadër të universiteteve publike në renditjen e institucioneve të arsimit të Kosovës sipas H-indeksit Kombëtar (National H-index) 2025. Kosovo National H-Index Ranking është përditësuar bazuar në të dhënat e tremujorit të dytë të vitit 2025.

Ky përditësim gjithëpërfshirës përfshin renditjen e institucioneve kryesore kërkimore të vendit sipas rezultateve të tyre të indeksit Hirsch. Raporti gjithashtu paraqet renditjen e 1000 studiuesve më të mirë të Kosovës, të vlerësuar sipas indeksit h në bazat e të dhënave Scopus dhe Google Scholar.

Përveç kësaj, përditësimi përmban informacione rreth studiuesve më me ndikim në çdo institucion, bazuar në treguesit e tyre shkencorë. The Kosovo National H-index Ranking bazohet në të dhënat nga tre baza kryesore shkencore: Scopus, Web of Science dhe Google Scholar. Duke përdorur pyetje dhe filtra të veçantë kërkimi, sistemi identifikon publikimet e autorëve nga shkencëtarët dhe institucionet kërkimore të Kosovës.

UIBM ka dalur mirë në nga tre baza kryesore shkencore: Scopus, Web of Science dhe Google Scholar. Në Scopus është renditur i treti, në Web of Science i dyti dhe në Google Scholar i treti.

Shperndaj ne: