WhatsApp Image 2026 10 28 At 1.10.49 PM

UIBM dhe Universiteti Savonia diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit akademik

Më 28 tetor 2026, profesoresha Ardita Jahja Hoxha dhe Agnieszka Lahorte nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia në Finlandë zhvilluan një takim në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë me rektoren, Prof. Dr. Nurten Deva, dhe prorektorin për kërkime shkencore, Prof. Asoc. Dr. Bahtir Hyseni.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve. Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të profesorëve për periudha më të gjata përmes mobiliteteve mësimdhënëse, përgatitjeve për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit dhe mundësive për aplikime të përbashkëta në thirrjet e ardhshme të programit Erasmus+.

Në kuadër të vizitës, profesoreshat takuan edhe studentët e programit MultiPro, ndërsa Prof. Ardita mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore me temën “Sfidat e zinxhirit ushqimor”.

Vizita shërbeu për të diskutuar hapa konkretë që mund të avancojnë partneritetin akademik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet UIBM-së dhe Universitetit Savonia.

Shperndaj ne: