20251112 072135

UIBM pjesë e rrjetit ndërkombëtar JOININ në Universitetin e Salzburgut

UIBM po merr pjesë në rrjetin JOININ në Universitetin e Salzburgut, përfaqësuar nga prof. Edita Bekteshi, Eliza Avdiu dhe studentet Rina Voca dhe Laureta Doberdolli.
Qëllimi i këtij trajnimi është mbështetja e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të nismave ekzistuese dhe të ardhshme për arsimin gjithëpërfshirës për studentët me aftësi të kufizuara intelektuale në mbarë Evropën.

Gjatë trajnimit po diskutohen metoda, qasje dhe teknika bashkëkohore që përdoren në klasat gjithëpërfshirëse, me synimin për të përmirësuar procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies për çdo student.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga universitetet e SHBA-së, Spanjës, Irlandës, Hungarisë, Zvicrës, Austrisë dhe shumë vende të tjera, për të ndarë përvoja dhe për të bashkëpunuar në zhvillimin e mëtejshëm të arsimit gjithëpërfshirës.

20251112 072135
20251112_072135
20251112_072054
20251112_102917
20251112 07213520251112 07205420251112 102917
Shperndaj ne: