3

Nxënës nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” vizituan kampusin universitar

Një grup nxënësish të Shkollës së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” të shoqëruar nga profesori, Besnik Voca, kanë vizituar të enjten kampusin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ata kanë parë për së afërmi kushtet e punës në hapësirat e brendshme, si Bibliotekën Universitare, sallat e mësimit, laboratorët etj.

Zyrtarët përgjegjës në UIBM kanë dhënë informacione për kushtet dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë që duan të studiojnë. Në këtë kontekst, përveç infrastrukturës janë dhënë sqarime edhe për programet e studimit, stafin akademik etj.

1
Shperndaj ne: