UIBM u përfaqësua në shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës
Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Edita Bekteshi, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës. Pjesëmarrja e saj është realizuar me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Francës në Kosovë.
Prorektorja Bekteshi tha se pjesëmarrja në këtë ngjarje pasqyron angazhimin e UIBM-së për forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe komunitetin diplomatik.
