DSC 0986

Nxënësit e “London School” vizituan hapësirat universitare

Nxënësit e “London School” kanë vizituar të premten Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ku kanë parë për së afërmi hapësirat universitare. Të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre ata kanë vizituar laboratorët dhe kabinetet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetit të Edukimit.

Gjithashtu ky grup i nxënësve kanë pasur rastin të shohin edhe procesin e analizave të ndryshme dhe demonstrimeve laboratorike në UIBM. Vizita është realizuar në kuadër të shkollës verore të organizuar nga “London School”.

DSC 0926
Shperndaj ne: