Feko 26

Universiteti “Isa Boletini” bashkëorganizon konferencën mbi inteligjencën artificiale dhe mjedisin e biznesit në Tiranë

Më 21 nëntor 2025, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë mori pjesë si bashkë organizator në konferencën e mbajtur me nikoqirin Tirana Business University, e cila u zhvillua me temën AI AND BUSINESS ENVIRONMENT: TRANSFORMATIONS, CHALLENGES AND ETHICS IN THE DIGITAL AGE. Ky aktivitet shkencor u realizua nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Isa Boletini, i cili u përfaqësua nga Dekani Prof. Dr. Qazim Tmava, Prodekani për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Esat Durguti, Prodekane për mësim dhe zhvillim të cilësisë Prof. Ass. Dr. Filloreta Kunoviku Demiri dhe Prof. Ass. Dr. Besart Hajrizi.

Konferenca ofroi një hapësirë të rëndësishme për diskutime mbi ndikimet e inteligjencës artificiale në mjedisin e biznesit, me theks të veçantë në transformimet që po ndodhin, sfidat që paraqiten dhe çështjet etike që shoqërojnë këtë zhvillim të shpejtë teknologjik. Përfaqësuesit e Universitetit Isa Boletini dhanë një kontribut të vlefshëm në sesione të ndryshme, duke theksuar rëndësinë e kërkimit shkencor, bashkëpunimit institucional dhe përgatitjes profesionale të studentëve dhe stafit akademik për epokën digjitale.

Pjesëmarrja e Universitetit Isa Boletini në këtë konferencë reflekton përkushtimin e tij për zhvillim akademik dhe shkencor, si dhe synimin për të mbështetur proceset transformuese që prekin ekonominë dhe shoqërinë në tërësi.

 

   

Shperndaj ne: