Flamuri

Urimi i rektores, prof.dr. Nurten Deva, për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!

Të nderuar/a,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” (UIBM) në Mitrovicë, t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Kjo festë e krenarisë sonë kombëtare ngjall emocione të veçanta për shqiptarët kudo që jetojnë.
Në këtë datë të veçantë përkujtojmë dhe përkulemi me respekt për të gjithë të rënët në rrugën e lirisë. Gjithashtu shënojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari! Nderime përjetë flamurit kombëtar, shtetit shqiptar dhe dëshmorëve të kombit!
Me respekt!
Rektorja
Prof.dr. Nurten Deva
Shperndaj ne: