Cover

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, në kuadër të programit Erasmus+, hap thirrje për aplikim për mobilitet të stafit akademik në Riga Technical University (RTU), Letoni, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027

Mobiliteti synon të krijojë mundësi për zhvillim profesional dhe akademik, shkëmbim të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë dhe Riga Technical University.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Në këtë thirrje mund të aplikojnë anëtarët e stafit akademik të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë nga fusha e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, veçanërisht ata që kanë interes të zhvillojnë aktivitete mësimore, akademike dhe profesionale në departamentet përkatëse të Riga Technical University.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Aplikimet do të vlerësohen në bazë të meritës dhe kritereve të përcaktuara nga universiteti partner:

Arsyetimi dhe motivimi për mobilitetin – kandidati duhet të shpjegojë qartë qëllimin e mobilitetit dhe përfitimet akademike/profesionale që priten;
Plani i propozuar i mobilitetit – plani duhet të jetë sa më i detajuar dhe të paraqesë qartë aktivitetet që kandidati synon të realizojë gjatë qëndrimit në Riga Technical University;
Njohja e gjuhës angleze në nivel së paku B2;
Përparësi do t’u jepet stafit që nuk ka marrë pjesë më parë në programe shkëmbimi Erasmus+;
Përparësi do t’u jepet stafit që posedon letër ftese nga departamenti përkatës i Riga Technical University që dëshiron ta vizitojë.

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES

Pas përfundimit të thirrjes, aplikimet do të shqyrtohen dhe kandidatët do të nominohen nga Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.

Kandidatët e nominuar do të plotësojnë formularin online të aplikimit të Riga Technical University. Çdo kandidat duhet të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar përmes platformës së përcaktuar nga RTU.

Pas dorëzimit të aplikimit, departamenti përkatës i Riga Technical University do ta shqyrtojë aplikimin dhe do të vendosë për pranimin ose refuzimin e kandidatit.

Koordinatori Erasmus+ i Riga Technical University do ta njoftojë kandidatin dhe institucionin amë për rezultatin e aplikimit.

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar duhet të përgatisin:

CV;
dëshmi për nivelin e gjuhës angleze, së paku B2;
letër motivimi;
plan të detajuar të mobilitetit;
letër ftese nga departamenti përkatës i RTU, nëse e kanë siguruar.

Afati për nominim: 30 Shtator 2026.

Për informata shtesë lidhur me aplikimin, dokumentacionin dhe procedurat e nominimit, kandidatët mund të kontaktojnë Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë.

Shperndaj ne: