Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrjen për aplikim për mobilitet studentor Erasmus+ për semestrin pranveror 2027, në kuadër të bashkëpunimit me Riga Technical University (RTU), Letoni
Dokumentet dhe kriteret e aplikimit
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet dhe të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Formulari i aplikimit;
Certifikata e notave (transkripta akademike);
CV në gjuhën angleze;
Vërtetim nga fakulteti, i cili konfirmon nivelin e studimeve dhe vitin akademik;
Nota mesatare (GPA) jo më pak se 7.00;
Njohja e gjuhës angleze – minimumi niveli B2, sipas kërkesave të Riga Technical University;
Letër motivimi.
Studentët të cilët nuk posedojnë certifikatë të gjuhës angleze do t’i nënshtrohen Testit të Gjuhës Angleze, i cili do të organizohet nga Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.
Përveç dokumenteve të dorëzuara dhe kritereve të mësipërme, kandidatët mund t’i nënshtrohen edhe intervistës online përmes platformës Zoom, në kuadër të procesit të përzgjedhjes.
Mënyra e aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve
Aplikimi dhe dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në njërën nga këto mënyra:
Fizikisht:
Në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.
Përmes emailit:
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në adresën:
Dokumentet duhet të jenë të plota, të qarta dhe të përgatitura në gjuhën angleze.
Aplikimet e paplota ose të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Studentët që nuk posedojnë certifikatë të gjuhës angleze duhet ta specifikojnë këtë gjatë aplikimit dhe do të njoftohen për datën, orën dhe mënyrën e mbajtjes së Testit të Gjuhës Angleze në UIBM.
Përzgjedhja e kandidatëve
Aplikimet do të shqyrtohen dhe kandidatët do të përzgjidhen në mënyrë transparente dhe në bazë të meritës, duke marrë parasysh përmbushjen e kritereve akademike dhe gjuhësore, cilësinë e letrës së motivimit dhe përshtatshmërinë e kandidatit për mobilitetin.
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes nga UIBM, kandidatët e nominuar do të kontaktohen nga koordinatori Erasmus+ i Riga Technical University dhe do të udhëzohen për të përfunduar aplikimin online të RTU-së.
Kandidatët e nominuar duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet mbështetëse të kërkuara nga RTU në platformën e aplikimit. Kandidatët e aprovuar në mënyrë të kushtëzuar mund t’i nënshtrohen një interviste nga Riga Technical University.
Studentët e përzgjedhur përfundimisht do të udhëzohen për përgatitjen e Learning Agreement, në bashkëpunim me UIBM dhe institucionin pritës.
Afati i aplikimit: 20 Shtator
Për këtë arsye, dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar nga UIBM, në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për shqyrtimin, përzgjedhjen dhe nominimin e kandidatëve.
Vërejtje e rëndësishme
Përmbushja e kritereve të UIBM dhe nominimi i kandidatit nuk garanton pranimin përfundimtar në Riga Technical University. Kandidatët e nominuar duhet të përfundojnë me sukses procedurën e aplikimit në RTU dhe, nëse kërkohet, procesin e intervistimit.
Studentët duhet gjithashtu të kenë parasysh se mobiliteti realizohet në përputhje me kërkesat akademike dhe administrative të të dy institucioneve.
Për informata shtesë, studentët mund të kontaktojnë Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë në adresën [email protected].
