Kursi

Kurs i gjuhës angleze për stafin administrativ në UIBM

Me qëllim të ngritjes së cilësisë në administratën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë ka filluar të zbatohet një projekt për mësimin e gjuhës angleze. Pjesë e kursit të gjuhës angleze që mbahet në hapësirat universitare janë stafi administrativ i rektoratit dhe fakulteteve.

Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva theksoi se ky projekt realizohet në kuadër të mbështetjes për avancimin profesional të stafit administrativ. “Duke pasur parasysh bashkëpunimin që ka UIBM me universitete jashtë vendit dhe mundësive që ofrohen nga projekte të ndryshme ndërkombëtare edhe për stafin administrativ kemi vlerësuar si të domosdoshme mbështetjen e tyre për avancimin e gjuhës angleze”, tha ajo.

Kursi i gjuhës angleze fillimisht do të zgjas 3 muaj dhe pjesë e tij janë bërë rreth 16 anëtarë të stafit administrativ.

 

Shperndaj ne: