Image (1)

Vazhdon trajnimi në kuadër të projektit WeB-NIMBUS

Trajnimi i stafit akademik të UIBM-së në kuadër të projektit WeB-NIMBUS – Advancing Cloud and Edge Computing Education in the Western Balkans po vazhdon me sesione të reja dhe tema të rëndësishme për zhvillimin e arsimit në fushën e teknologjive bashkëkohore.

Në sesionin e sotëm, ligjërues është Prof. Assoc. dr.Joan Navarro Martín nga Universitat Ramon Llull, Spanjë, i cili po ndan me pjesëmarrësit përvojën dhe njohuritë e tij në kuadër të programit të trajnimit.

Trajnimi ka filluar më 21 shtator 2026 dhe po mbledh së bashku staf akademik nga institucionet partnere, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash, diskutime profesionale dhe zhvillim të kapaciteteve të nevojshme për zbatimin e programit të ri Master në Cloud and Edge Computing.

Sesioni i sotëm po zhvillohet online përmes Microsoft Teams, ndërsa aktivitetet e trajnimit vazhdojnë gjatë gjithë javës si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të projektit WeB-NIMBUS.

Ky trajnim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve partnere dhe në përgatitjen e stafit akademik për sfidat dhe mundësitë që sjellin teknologjitë e reja në arsimin e lartë.

Shperndaj ne: