Vizita në Universitetin e Cyrihut nga prof. Berat Ujkani
“Profesori i Universitetit të Mitrovicës ”Isa Boletini”, nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, Prof. Ass. Dr. Berat Ujkani, gjatë kësaj jave qëndroi për vizitë jashtë vendit, në Universitetin e Cyrihut, ku mori pjesë në një takim të pymovements. Ai u bashkua me zhvilluesit kryesorë dhe studiuesit për të avancuar paketën Python që mbështet përpunimin e të dhënave nga gjurmimi i syve në kuadër të projektit MultiplEYE COST Action. Takimi u karakterizua nga ditë produktive bashkëpunimi, kontribute me burim të hapur dhe diskutime frymëzuese për ta bërë kërkimin me gjurmim të syve më të qasshëm dhe të riprodhueshëm. Profesori Ujkani shprehu mirënjohje për organizatorët dhe pjesëmarrësit për atmosferën e shkëlqyer të krijuar.”
