IMG 2694

Vizitë në një ndërmarrje të vogël në kuadër të aktivitetit praktik e mësimor nga studentët e vitit të dytë në Departamentin Inxhinieri Ekonomike”

Në vijim të aktiviteteve praktike, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) realizuan një vizitë studimore pranë një biznesi lokal, i cili është jetësuar me sukses përmes grantit për vetëpunësim dhe zbatimit të planit të biznesit.

Kjo vizitë u ofroi studentëve një shembull konkret se si një ide ndërmarrëse shndërrohet në një biznes të suksesshëm. Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me:

Hapat e strukturimit të planit të biznesit dhe rëndësinë e tij praktike në sigurimin e fondeve dhe menaxhimin e operacioneve.

Sfidat reale të ndërmarrësisë, që nga faza e ideimit, përballja me tregun e deri te menaxhimi i burimeve.

Mundësitë që ofrojnë programet e vetëpunësimit për të rinjtë që synojnë të krijojnë bizneset e tyre pas përfundimit të studimeve.

Përmes kësaj përvoje, studentët parë nga afër se si njohuritë akademike lidhen drejtpërdrejt me praktikën e ndërmarrësisë dhe zhvillimin ekonomik lokal.

IMG 2695
Shperndaj ne: