Ftu1

Vizitë studimore në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë nga studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore

Në kuadër të planprogramit mësimor, studentët e programit Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore, të shoqëruar nga Prof.dr. Sadija Kadriu dhe Prof.ass.dr. Arbër Hyseni,  realizuan një vizitë studimore në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë. Vizita u organizua me qëllim të thellimit të njohurive praktike dhe njohjes nga afër me aktivitetet laboratorike, si dhe aplikimin e teknologjive moderne në analizat laboratorike në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me infrastrukturën laboratorike të institutit, proceset e analizave bujqësore dhe ushqimore, si dhe rolin e analizave laboratorike në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore. Shprehim falënderime të veçanta për drejtorin, z. Arben Osmanaj, dhe stafin e Institutit Bujqësor të Kosovës për mikpritjen, gatishmërinë dhe profesionalizmin e theksuar në ndarjen e përvojës profesionale me studentët tanë.

Ftu2
Shperndaj ne: