Trajnimet EmpowerHER në UIBM – po fillonë nga 2 shkurt 2026!
Trajnimet në kuadër të projektit “EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students” do të fillojnë zyrtarisht më 02.02.2026 dhe do të mbahen në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij projekti, 20 studente femra do të kenë mundësinë të marrin pjesë në module trajnimi interaktive, të organizuara në gjashtë sesione përgjatë periudhës shkurt 2026.
Këto trajnime synojnë fuqizimin e studenteve përmes ofrimit të:
- njohurive të vlefshme teorike,
- aftësive praktike dhe shkathtësive profesionale,
- si dhe mundësive për rrjetëzim dhe zhvillim personal e akademik.
Modulet e trajnimive janë:
💡 Ndërmarrësia dhe planifikimi i biznesit
📊 Marketingu, lidershipi dhe aftësitë negociuese
💰 Qasja në financa për femrat ndërmarrëse dhe SME
💰 Planifikimi financiar dhe gatishmëria për investime
🧠 Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor, rezilienca dhe ekuilibri punë–jetë
⚖️ Barazia gjinore dhe sfidat që lidhen me të
Projekti EmpowerHER synon të krijojë një hapësirë mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse për studentet, duke i përgatitur ato për sfidat e tregut të punës dhe ndërmarrësisë, me fokus të veçantë në barazinë gjinore dhe mirëqenien mendore.
