Zhvillohet sesioni informues për platformën e-Akreditimi në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike u mbajt sesioni informues dhe udhëzues për stafin akademik, në bashkëpunim me Zyrën për Sigurim të Cilësisë. Takimi i është dedikuar deklarimit në platformën e-Akreditimi të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Gjatë takimit u trajtuan hapat kryesorë që duhet të ndiqen për përditësimin e profilit, deklarimin e angazhimit dhe ngarkimin e dokumenteve përkatëse në platformë. Në veçanti, u sqarua rëndësia e plotësimit të saktë të të dhënave, si dhe ngarkimi i dokumentacionit të përditësuar, të vlefshëm dhe në formatin e kërkuar.
Vlen të theksohet se, pas akreditimit të programit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri (BSc) si dhe dy programeve Cloud and Edge Computing e Teknologji Prodhuese dhe Menaxhment (MSc), fakulteti ynë do të fillojë procesin e riakreditimit edhe për dy programe të tjera: Inxhinieri Ekonomike dhe Inxhinieri Mekanike.
