DSC0892

U mbajtën provimet pranuese për vitin e parë të studimeve (baçelor) në vitin akademik 2026/27

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajtën të hënën provimet pranuese për aplikantët që kanë konkurruar për t’u pranuar në vitin e parë të studimeve (baçelor) në vitin akademik 2026/27. Në afatin e parë të pranimit të studentëve kanë aplikuar afër 500 kandidatë për të studiuar në UIBM.

Interesimi më i madh si zakonisht ka qenë për programin Shkenca Kompjuterike, ku kanë aplikuar 145 kandidatë, Biznes dhe Menaxhment 125 kandidatë dhe Juridik 100 kandidatë. Në Fakultetin. Gjithsej në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike kanë aplikuar 193 kandidatë, në Fakultetin Ekonomik 125, në Fakultetin Juridik 100, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore 50 dhe në Fakultetin e Gjeoshkencave 23 kandidatë.

Pas përmbylljes së procedurave që ndërlidhen me afatin e parë të pranimit të studentëve në vitin e parë (baçelor) do të hapet edhe afati i dytë për vendet që mbetën të paplotësuara, për çka të interesuarit do të njoftohen me kohë.  Gjithashtu në ndërkohë do ta hapet edhe konkursi për studimet master, për çka gjithashtu të gjithë të interesuarit do të njoftohen me kohë.

 DSC0853
Shperndaj ne: