Edita Rama, ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, në drejtimin Edukim
Fillor, në Universitetin e Mitrovicës me afat të rregullt në vitin akademik 2021/2022.
Edita ishte përfituese e bursës universitare për dy vite me rradhë.
Menjëherë pas diplomimit ajo vazhdoi studimet master në Universitetin e Prishtinës, Drejtimi
“Mësimdhënia dhe Kurrikula”.
Njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë katër viteve studime në Universitetin e Mitrovicës i
ndihmuan edhe në procesin e punësimit, ku ajo tani punon në Fondacionin BONEVET
Mitrovica si mentore për fëmijë.
Edita i falenderon përzemërsisht të gjithë stafin akademik të Fakultetit të Edukimit dhe
Universitetit të Mitrovicës për mbështetjen, motivimin dhe mundësitë e ofruara gjatë studimeve.
![Edita Rama](https://www.umib.net/wp-content/uploads/2023/11/368040677_708649997988541_6535283306802320236_n.jpg)