Default

Ftesë për studentët

Fakulteti Ekonomik në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me kompaninë Melita & Partners SHPK, ju fton të merrni pjesë në një prezantim tematik me rastin e 15-vjetorit të kompanisë, që ka për synim promovimin e kontabilitetit digjital dhe ndërtimin e karrierave të suksesshme në përputhje me trendet bashkëkohore të tregut global të punës.

Çfarë përfshin ky prezantim?

  • Diskutim interaktiv mbi të ardhmen e profesionit të kontabilitetit
  • Punëtori praktike me softuerë modernë si QuickBooks
  • Mundësinë për të fituar një bursë të plotë trajnimi për një student të dalluar në fushën ekonomike apo financiare

Qëllimi: T’ju afrojmë me kërkesat reale të tregut të punës dhe t’ju pajisim me aftësi praktike që rrisin konkurrencën tuaj në nivel ndërkombëtar.

 

Data e prezantimit: 16 Qershor 2025

Vendi: Ambientet e Fakultetit Ekonomik, UIBM – Mitrovicë

Ora: 10:00

Mos e humbisni këtë mundësi unike për zhvillim profesional dhe rrjetëzim me ekspertë të fushës!

Shperndaj ne: