Image

Ftesë për ligjëratë ndërkombëtare: Guest Lecture “Casting Technologies”

Të nderuar/a.

Në kuadër të aktiviteteve akademike, Departamenti Materiale dhe Metalurgji, në bashkëpunim me Universitetin e Lubjanës – Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë, Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë, organizon ligjëratën ndërkombëtare:

Guest Lecture

“Casting Technologies”

Ligjërues: Prof. Assoc. dr. Mitja Petric

Solidification of Metals

University of Ljubljana

Faculty of Natural Sciences and Engineering

Department of Materials and Metallurgy

Chair of Foundry

Ligjërata me titull “Casting Technologies” do të trajtojë zhvillimet bashkëkohore në teknologjitë e derdhjes së metaleve, duke përfshirë parimet themelore të proceseve të derdhjes dhe të ngurtësimit, teknologjitë moderne të prodhimit dhe kontrollin e cilësisë së derdhjeve. Gjithashtu do të diskutohet ndikimi i parametrave të procesit në mikrostrukturën dhe vetitë mekanike të materialeve të derdhura, duke ofruar një pasqyrë mbi rëndësinë e teknologjive të derdhjes në industrinë moderne të materialeve dhe metalurgjisë.

Data: 13.03.2026
Ora: 09:00
Platforma: Zoom

Ligjërata është e hapur për studentët dhe stafin akademik.

Shperndaj ne: