Java

Agjenda e prezantimeve në UIBM në kuadër të “Javës së Minierave”

“Java e minierave”  e organizuar  nga Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovë (BCCK), përmes Komitetit të saj për Miniera, do të zhvendoset të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të mbahet një sesion me prezantime për “Rigjallërimin e kolonisë angleze si destinacion   i mundshëm kulturor dhe turistik”. Kjo është një ngjarje disa ditore e sektorit minerar, e cila synon të bashkojë kompanitë minerare, investitorët, kompanitë e kërkim-zbulimit, ofruesit e shërbimeve, politikëbërësit, institucionet qeveritare dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të shqyrtimit të mundësive që ofron sektori minerar i Kosovës.

Programi përfshin vizita në terren në minierat aktive dhe objektet e përpunimit të mineraleve, vizita në lokacionet me potencial për kërkim dhe zhvillim, diskutime në tryeza të rrumbullakëta, si dhe aktivitete të rrjetëzimit, të cilat synojnë forcimin e dialogut ndërmjet akterëve të sektorit, promovimin e investimeve të përgjegjshme, shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve dhe zhvillimin afatgjatë të këtij sektori.

Kosova ka një strukturë të larmishme gjeologjike dhe posedon rezerva të konsiderueshme të mineraleve metalike dhe industriale, përfshirë plumbin, zinkun, argjendin, nikelin, kromin, bakrin, aluminin, hekurin, magnezin, kaolinën, arin dhe minerale të tjera strategjike. Po ashtu, vendi zotëron rezervat e pesta më të mëdha të dëshmuara të linjitit në botë, i cili vazhdon të ketë rol qendror në sektorin energjetik të Kosovës.

Këto pasuri minerare përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për investime, kërkim-zbulim, përpunim dhe zhvillim ekonomik të orientuar drejt eksportit.

Agjenda:

Shperndaj ne: