Arbër Zeqiraj prezantoi punimin shkencor në CEST 2026
Dr. Sc. Arbër Zeqiraj, nga Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë, Fakulteti i Gjeoshkencave, mori pjesë si referues në 8th Central European Symposium on Thermophysics (CEST 2026), i mbajtur më 2–4 shtator 2026 në Velké Karlovice, Republika Çeke. Në kuadër të këtij simpoziumi ndërkombëtar, ai prezantoi punimin e tij shkencor në fushën e termofizikës, duke paraqitur rezultatet e kërkimit të tij para studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.
CEST 2026 është një forum shkencor i specializuar në fushën e termofizikës dhe vetive termofizike të materialeve, i cili bashkon studiues nga vende të ndryshme për prezantimin dhe diskutimin e rezultateve të reja shkencore. Simpoziumi u organizua nga Department of Materials Engineering and Chemistry, Faculty of Civil Engineering, Czech Technical University in Prague dhe Department of Physics, Faculty of Natural Sciences and Informatics, Constantine the Philosopher University in Nitra.
Pjesëmarrja e Dr. Sc. Arbër Zeqiraj në këtë aktivitet ndërkombëtar përfaqësoi një kontribut të rëndësishëm të Departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë dhe Fakultetit të Gjeoshkencave në veprimtarinë shkencore ndërkombëtare, duke promovuar kërkimet në fushën e termofizikës dhe shkencave të materialeve.
