Prof.dr. Husnu Gerengi

Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë organizon ligjëratën e radhës ndërkombëtare

Departamenti i Materialeve dhe Metalurgjisë, Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Düzce University – Turkey, organizon ligjëratën e radhës ndërkombëtare Guest Lecture me temën:

“The Importance of Magnesium Alloys in the Development of Biodegradable Implants”

Ligjërata do të mbahet nga Prof. Dr. Hüsnü Gerengi, nga Faculty of Engineering, Düzce University – Turkey, ekspert në fushën e korrozionit dhe mbrojtjes nga korrozioni.

Kjo ligjëratë trajton rëndësinë e përlidhjeve të magnezit në zhvillimin e implanteve biodegraduese, duke theksuar potencialin e tyre si materiale të avancuara për aplikime biomjekësore. Tema ndërlidh shkencën e materialeve, metalurgjinë, korrozionin dhe inxhinierinë biomjekësore.

Data: 04.05.2026
Ora: 13:00
Platforma: Zoom

Ligjërata është e hapur për stafin akademik, studentët dhe të interesuarit nga fusha e materialeve, metalurgjisë, inxhinierisë dhe biomaterialeve.

Shperndaj ne: