Tt1

U mbajt punëtoria “Mbi ujërat në Mitrovicë” organizuar nga OJQ REC

Më 29 prill 2026, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore të Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, u mbajt punëtoria me temë “Mbi ujërat në Mitrovicë”, e organizuar nga OJQ REC.

Punëtoria u përshëndet nga Prorektorja Edita Bekteshi, e cila falënderoi organizatorët për iniciativën dhe theksoi gatishmërinë e UIBM-së për bashkëpunim në aktivitete të tilla.

Punëtoria u udhëhoq nga Arif Kadriu dhe trajtoi çështje që lidhen me gjendjen aktuale të ujërave në Mitrovicë, menaxhimin e burimeve ujore, sfidat mjedisore dhe zgjidhjet e qëndrueshme për mbrojtjen e tyre.

T2
Shperndaj ne: