Fgj

Dy asistentë të Fakultetit të Gjeoshkencave përfunduan trajnimin PRO-SLO PhD school

Asistentët Ariana Sadiku dhe Ujmir Uka, nga Departamenti i Xehetarisë, përfunduan me sukses shkollën trajnuese për studentët e doktoraturës PRO-SLO e cila mblodhi së bashku studentë të doktoraturës nga 14 Universitete dhe 19 shtete të ndryshme.

Një program evropian arsimor i dedikuar për Licencën Sociale për të Operuar (Social License to Operate – SLO) në sektorin e lëndëve të para, i koordinuar nga Montanuniversität Leoben, i organizuar akademikisht nga National Technical University of Athens dhe i financuar nga EIT RawMaterials.

Trajnimi filloi me 9 shkurt 2026, me pjesën e parë që përfshiu ligjërata online, për të vazhduar pastaj me pjesën e punës në grupe, dhe nga 19-24 Prill u mbajt pjesa e fundit e kësaj shkolle, e cila përfshiu qëndrimin në Stratoni, Halkidiki, Greqi, ku u realizuan vizita në minierat e kësaj zone, pati takime dhe intervista me palët e interesit të mundësuara nga partneri industrial i programit, kompania minerare Hellas gold.

Duke lidhur njohuritë akademike me përvojën praktike nga terreni, programi thekson vlerën e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë minerare në adresimin e disa prej çështjeve më të rëndësishme sociale që lidhen me investimet dhe zhvillimin modern.

Shperndaj ne: