Fushatë informuese në shkollat e Suharekës për programet e studimit në UIBM
Promovimi i Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë para maturantëve të Shkolla e Mesme Teknike “Skender Luarasi” dhe Shkolla Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë u realizua nga Prof. Asoc. Dr. Bahtir Hyseni dhe Prof. Ass. Dr. Dafina Llugaxhiu Krasniqi. Gjatë këtij aktiviteti, maturantët u njoftuan me programet studimore, mundësitë akademike, laboratorët modernë, aktivitetet studentore, si dhe perspektivat profesionale që ofron universiteti.
Gjithashtu, u prezantuan mundësitë për bursa, mobilitete ndërkombëtare dhe bashkëpunime me industri e institucione të ndryshme. Ky aktivitet kishte për qëllim orientimin e të rinjve drejt zgjedhjes së studimeve universitare dhe afrimin e tyre me mundësitë që ofron Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë për zhvillimin akademik dhe profesional.




