F2

Prof.asoc.dr. Fatos Rexhepi u prezantua me një punim shkencor në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Profesori Asoc. Dr. Fatos Rexhepi mori pjesë me sukses në Second International Conference on Bioactive, Organic and Inorganic Advanced Materials and Clean Technologies, e mbajtur në Sofje, ku prezantoi punimin e tij shkencor në fushën e autenticitetit ushqimor dhe metodave moderne të identifikimit të përbërësve organikë.

Prezantimi u fokusua në qasjet inovative për detektimin e shpejtë dhe diferencimin e vajit të farës së kungullit austriak nga varietete të tjera jo-austriake, duke përdorur spektroskopinë FTIR të kombinuar me analiza kemometrike. Kjo metodë paraqet një alternativë të shpejtë, të besueshme dhe jo-destruktive me potencial të lartë për verifikimin e autenticitetit dhe kontrollin e cilësisë në industrinë ushqimore.

Paralelisht me konferencën, Prof. Fatos Rexhepi realizoi edhe një mobilitet akademik si CEEPUS Freemover në Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë, ku pati mundësinë për shkëmbim përvojash, bashkëpunim akademik dhe zgjerim të rrjetit profesional ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite akademike, ai zhvilloi një cikël ligjëratash profesionale mbi optimizimin e modeleve kalibruese për detektimin e autenticitetit të vajrave ushqimore, duke përdorur spektroskopinë FTIR të kombinuar me metoda kemometrike. Ligjëratat trajtuan procesin e ndërtimit, validimit dhe interpretimit të modeleve statistikore, si dhe rëndësinë e tyre në kontrollin modern të cilësisë dhe identifikimin e falsifikimeve në cilësinë e ushqimit.

 

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndërkombëtare dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të stafit akademik të universitetit tonë ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

F1
Shperndaj ne: