Ftu

Dy studente të FTU-së po realizojnë mobilitetin e tyre akademik në Savonia University of Applied Sciences në Finlandë

Dy studente nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, Aurora Brahimi dhe Rrita Syla  aktualisht po realizojnë mobilitetin e tyre akademik në Savonia University of Applied Sciences në Finlandë. Gjatë kësaj eksperience, ato po përfitojnë njohuri të avancuara akademike dhe praktike, duke u angazhuar në aktivitete mësimore bashkëkohore që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre profesional.

Studentet janë duke u përshtatur shumë mirë me ambientin universitar dhe jetën në Finlandë, duke krijuar marrëdhënie të reja me studentë ndërkombëtarë dhe staf akademik. Ato po e shijojnë këtë përvojë dhe po e vlerësojnë lartë mikpritjen, organizimin dhe cilësinë e arsimit që ofron Savonia University of Applied Sciences

Shperndaj ne: