Njoftim për Konferencën EBSiDE 2026 – Pjesëmarrja e Fakultetit Ekonomik të UIBM-it në Komitetin Shkencor
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë njofton opinionin akademik dhe publikun e gjerë se Fakulteti Ekonomik në Prilep të Republikës së Maqedonisë së Veriut organizon XIII International Conference Economy, Business & Society in Digitalized Environment (EBSiDE 2026). Kjo konferencë ndërkombëtare përfaqëson një ngjarje me rëndësi të veçantë shkencore në fushat e ekonomisë, biznesit dhe menaxhimit, duke ofruar një platformë akademike për trajtimin e sfidave dhe zhvillimeve bashkëkohore në një mjedis të digjitalizuar.
Vlen të theksohet se në komitetin shkencor të kësaj konference është i përfshirë edhe stafi akademik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, përkatësisht stafi i Fakultetit Ekonomik, çka dëshmon për rolin aktiv të UIBM në rrjetet akademike rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për kontributin e tij në avancimin e kërkimit shkencor. Në kuadër të afateve kryesore të konferencës, dorëzimi i abstrakteve është paraparë deri më 30 prill 2026, ndërsa njoftimi për pranimin e abstrakteve do të bëhet më 15 maj 2026. Afati i fundit për dorëzimin e punimeve të plota është 30 qershor 2026, ndërsa njoftimi për pranimin e punimeve të plota është planifikuar për 31 gusht 2026.
Stafi akademik, studiuesit dhe studentët e cikleve të avancuara inkurajohen të informohen dhe të marrin pjesë aktive në këtë ngjarje shkencore. Për informata më të detajuara lidhur me thirrjen për punime, afatet dhe procedurat përkatëse, ju lutem referojuni linkut zyrtar:
