Foto 3 Pro

Koordinatorët e projektit STRUCTUVET zhvillojnë vizitë pune në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë

Në kuadër të projektit ndërkombëtar STRUCTUVET – Erasmus+ Capacity Building, më 3 shtator 2026 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë qëndruan përfaqësues të universiteteve partnere të projektit, me qëllim zhvillimin e takimeve të punës lidhur me aktivitetet e projektit dhe procesin e reformimit dhe modernizimit të kurrikulave.

Universiteti “Isa Boletini” Mitroivcë mirëpriti Prof. Manel López, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Universitetin Autonom të Barcelonës (UAB) dhe Koordinator i Projektit STRUCTUVET, si dhe Prof. Valeria Grieco, përgjegjëse për kurrikulën në kuadër të projektit nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare i Universitetit të Milanos. Në këtë vizitë morën pjesë edhe Prof.asoc.dr. Fatgzim Latifi dhe Prof.ass.dr. Blerta Mehmedi Kastrati, përfaqësues të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Prishtinës dhe udhëheqës të ekipit të projektit STRUCTUVET nga ky institucion.

Delegacioni u prit nga Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Prof.dr. Mensur Kelmendi, Prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Prof.asoc.dr. Bahtir Hyseni, u.d. Sekretari i Përgjithshëm i UIBM, Shkumbin Imeri, si dhe anëtari i Komitetit Drejtues të STRUCTUVET nga UIBM, Prof.ass.dr. Arbër Hyseni.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë e aktiviteteve të projektit STRUCTUVET, me fokus të veçantë në reformimin, përditësimin dhe harmonizimin e kurrikulës së Inxhinierisë dhe Teknologjisë Ushqimore. Diskutimet u përqendruan në modernizimin e përmbajtjes së kurseve, përditësimin e programeve mësimore dhe përshtatjen e tyre me kërkesat bashkëkohore akademike dhe profesionale, në përputhje me objektivat e projektit dhe standardet e Bashkimit Evropian.
Në kuadër të takimit u trajtuan gjithashtu çështjet administrative dhe organizative që lidhen me implementimin e aktiviteteve të projektit, përfshirë përgjegjësitë e Universitetit “Isa Boletini” në realizimin e aktiviteteve të përcaktuara në kuadër të projektit. Këto diskutime kontribuojnë në koordinimin më të mirë ndërmjet partnerëve dhe në sigurimin e zbatimit të aktiviteteve sipas planit të projektit.

Projekti STRUCTUVET – Përmirësimi i Veterinarisë në Ballkanin Perëndimor: Reformimi i Kurrikulës, Përditësimi Didaktik dhe Përfshirja e Palëve të Interesit për Përvetësimin e Standardeve të BE-së synon modernizimin e arsimit dhe përmirësimin e kurrikulave universitare, përditësimin e programeve mësimore dhe forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit dhe kërkesave të tregut të punës. Një rëndësi e veçantë i kushtohet mësimit praktik, qasjes **“One Health” ** dhe sigurisë ushqimore, me synim rritjen e cilësisë së arsimit dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane.

Në vazhdim të vizitës, delegacioni vizitoi laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, ku u njoh nga afër me kapacitetet laboratorike, aktivitetet hulumtuese dhe fushat e kërkimit shkencor që zhvillohen në fakultet. Gjatë vizitës u prezantuan disa nga aktivitetet dhe hulumtimet shkencore të stafit akademik, ndërsa u diskutuan edhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe ndërkombëtare.

Vizita e përfaqësuesve të universiteteve partnere në Universitetin “Isa Boletini” përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në avancimin e aktiviteteve të projektit STRUCTUVET, veçanërisht në drejtim të modernizimit të kurrikulave, zhvillimit të kapaciteteve akademike dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Foto 4 Pro
Foto 4 Pro
Foto 2 Pro
Foto 1 Pro
Foto 4 ProFoto 2 ProFoto 1 Pro
Shperndaj ne: