Default

Hapet regjistrimi për Kursin Intensiv të Gjuhës Angleze në UIBM

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, duke filluar nga 10 korriku 2026, do të organizojë Kurse Intensive të Gjuhës Angleze në ambientet e universitetit.

Ky kurs synon të ndihmojë studentët në zhvillimin e aftësive të tyre në gjuhën angleze për nevoja akademike dhe profesionale, duke përmirësuar kompetencat e tyre për studime, mobilitet ndërkombëtar dhe tregun e punës.

Të gjithë studentët e interesuar mund të regjistrohen duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd9owAX3R-9cFbZI8nIeUcTmPrpLk_6Jfze3y6FIZuRjJsP-w/viewform?usp=dialog

Afati i aplikimit është i hapur deri në plotësimin e vendeve.

Për informata shtesë, mund të na kontaktoni në adresën elektronike: [email protected]

Ju mirëpresim dhe ju inkurajojmë të shfrytëzoni këtë mundësi për të avancuar njohuritë tuaja në gjuhën angleze.

Shperndaj ne: