Foto 1

Fakulteti Juridik organizoi ligjëratë akademike me Prof. Asoc. Dr. Orhan Çeku

Fakulteti Juridik, më datë 20.05.2026, organizoi një ligjëratë të veçantë akademike në kuadër të lëndës “E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, bartës i së cilës është Prof. Asoc. Dr. Besnik Murati.

Në këtë aktivitet akademik, ligjërues i ftuar ishte Prof. Asoc. Dr. Orhan Çeku, i cili trajtoi temën: “Gjenocidi – përkufizimi dhe format e kryerjes së tij”.

Gjatë ligjëratës u trajtuan në mënyrë të detajuar aspektet juridike dhe akademike të konceptit të gjenocidit, përfshirë përkufizimin e tij sipas instrumenteve ndërkombëtare, elementet përbërëse të këtij krimi ndërkombëtar, si dhe format dhe mënyrat e manifestimit të tij në praktikën bashkëkohore ndërkombëtare.

Prof. Çeku theksoi rëndësinë e së drejtës ndërkombëtare penale dhe mekanizmave ndërkombëtarë në parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve të gjenocidit, duke ofruar një analizë të thelluar mbi zhvillimin historik dhe juridik të këtij nocioni. Po ashtu, gjatë ligjëratës u zhvillua edhe një diskutim interaktiv me studentët lidhur me sfidat juridike dhe praktike në identifikimin dhe trajtimin e rasteve të gjenocidit në nivel ndërkombëtar.

Ligjërata u përcoll me interesim të madh nga studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, duke kontribuar në avancimin e njohurive akademike dhe profesionale në fushën e të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Foto 2
Shperndaj ne: