1gjj

Fushatë informuese nëpër shkollat e mesme të Komunës së Mitrovicës për programet e studimit në UIBM

Tri ekipe nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, të përbërë nga administrata dhe studentët, kanë zhvilluar të hënën aktivitete promovuese në shkollat e mesme të Komunës së Mitrovicës lidhur me programet e studimit në vitin akademik 2026/27. Maturantët mitrovicas janë njoftuar për kushtet që ofrohen në kampusin më të mirë universitar në Kosovë.

Gjithashtu ata janë informuar për programet e studimit, stafin akademik, studimet falas, bursat universitare, programet e shkëmbimit me universitete ndërkombëtare dhe mundësitë e trajnimit dhe punës praktike. Në këtë kuadër janë shfaqur edhe video promovuese dhe janë shpërndarë fletushka me informata për programet e studimit.

Aktivitete të tilla janë mbajtur edhe në shkollat e Suharekës, Rahovecit e Prizrenit, në ndërkohë që nxënës nga shkollat e mesme të Drenasit dhe Skënderajt kanë vizituar kampusin universitar. Fushata do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim në shkollat e mesme të Vushtrrisë, Obiliqit, Skënderajt dhe Drenasit.

Gjithashtu në uebfaqen e UIBM dhe rrjetet sociale janë shpërndarë fletushka dhe video promovuese. Maturantët janë inkurajuar që të zgjedhin një nga programet e shumta që ofrohen në UIBM, që janë shumë atraktive dhe me perspektivë.

2gj
Shperndaj ne: