Dd

U mbajt takimi për procesin e riakreditimit të programit Master në Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike

Në kuadër të aktiviteteve për sigurimin dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë, Fakulteti i Gjeoshkencave mbajti takimin e punës për procesin e riakreditimit të programit Master në Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike.

Në takim morën pjesë bartësit e programit, menaxhmenti i Fakultetit të Gjeoshkencave dhe stafi akademik, të cilët diskutuan hapat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në kuadër të procesit të riakreditimit, në përputhje me standardet dhe kriteret e përcaktuara nga autoritetet përgjegjëse për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Gjatë takimit u shqyrtuan detyrat dhe afatet për përgatitjen e dokumentacionit përkatës, duke përfshirë përditësimin e syllabuseve të lëndëve, dokumentacionin e stafit akademik, si dhe materialet e tjera të nevojshme për dosjen e riakreditimit.

Procesi i riakreditimit synon të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të një programi studimor cilësor dhe bashkëkohor, të harmonizuar me zhvillimet shkencore, nevojat e tregut të punës dhe standardet e arsimit të lartë, duke garantuar cilësi në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe përgatitjen profesionale të studentëve.

Fakulteti i Gjeoshkencave mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së programeve studimore dhe përmbushjes së standardeve të akreditimit, me synim ofrimin e arsimit të lartë cilësor dhe zhvillimin akademik e profesional të studentëve.

Shperndaj ne: