Ka filluar Kursi i Gjuhës Angleze për studentët e UIBM
Sot ka filluar Kursi i Gjuhës Angleze, i dedikuar për studentët që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre të komunikimit në gjuhën angleze dhe të flasin me më shumë rrjedhshmëri dhe vetëbesim.
Përmes diskutimeve interaktive, punës në grupe dhe aktiviteteve praktike, studentët do të zhvillojnë aftësitë e të folurit, dëgjimit, shkrimit dhe prezantimit në situata reale akademike dhe profesionale.
Përveç përmirësimit të njohurive gjuhësore, kursi u ofron studentëve mundësinë të zhvillojnë edhe kompetenca të rëndësishme profesionale, si:
• përgatitja e një CV-je profesionale;
• prezantimi efektiv i vetes (personal pitching);
• shkrimi i artikujve dhe teksteve profesionale;
• komunikimi dhe prezantimi në publik;
• si dhe aktivitete të tjera që kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional.
UIBM mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive që i përgatisin studentët për tregun e punës dhe i pajisin ata me njohuri dhe aftësi të domosdoshme për sukses në një mjedis akademik dhe profesional ndërkombëtar.
Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe një përvojë të pasur me mësim, bashkëpunim dhe zhvillim!
