QZHK në shërbim të studentëve: Praktika, punësim dhe këshillim për zhvillimin e karrierës
Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë vazhdon të mbështesë studentët në ndërtimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre profesionale, duke ofruar shërbime të dedikuara për orientim në karrierë, zhvillim të aftësive profesionale dhe lidhje me tregun e punës.
Përmes QZHK-së, studentët mund të përfitojnë nga këshillimi individual në karrierë, mbështetja për hartimin e CV-së dhe letrës motivuese, informimi për mundësi të praktikës profesionale, punësimit, trajnimeve, bursave dhe aktiviteteve të tjera që kontribuojnë në zhvillimin e tyre profesional.
Për të mësuar më shumë rreth shërbimeve dhe mundësive që ofron QZHK, vizitoni platformën: https://qzhk.umib.net/
Studentët që dëshirojnë të rezervojnë një takim këshillues me stafin e QZHK-së mund të plotësojnë formularin në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfpxL52yJUejAe2AV-blAiwSURg2_GKtRkHIQuf9m5e2BjaeA/viewform
Ftojmë të gjithë studentët e UIBM-së të regjistrohen në databazën e Qendrës për Zhvillim të Karrierës (QZHK). Regjistrimi ju mundëson të pranoni njoftime për mundësi punësimi, praktika profesionale, trajnime, bursa, aktivitete zhvillimore dhe mundësi të tjera që ofrohen nga universiteti dhe partnerët e tij. Regjistrimin mund ta bëni përmes formularit në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe-pLpKH9Cq-za0W04a84O32BCi0FRVbu5gtPcGWwl4NM4xeg/viewform
Investoni në zhvillimin tuaj profesional – Qendra për Zhvillim të Karrierës është pranë jush në çdo hap të rrugëtimit drejt një karriere të suksesshme!
