Default

THIRRJE PËR DISKUTIM PUBLIK Mbi Draft-Deklaratën e Misionit dhe Vizionit të Programit të Ri të Studimit Master “LL.M. në Konstitucionalizëm dhe Integrim Evropian”

Në kuadër të procedurave për aplikimin për akreditimin e programit të ri të studimit Master “LL.M. në Konstitucionalizëm dhe Integrim Evropian” në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Grupi Punues ka përgatitur draftin e Deklaratës së Misionit dhe Vizionit të programit.

Ky draft i nënshtrohet diskutimit publik, me qëllim të sigurimit të një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, si dhe të marrjes në konsideratë të komenteve dhe rekomandimeve nga stafi akademik, stafi administrativ, studentët, ALUMNI-t dhe grupet e tjera të interesit.

DEKLARATA E MISIONIT DHE E VIZIONIT TË PROGRAMIT TË STUDIMIT MASTER “LL.M. NË KONSTITUCIONALIZËM DHE INTEGRIM EVROPIAN”

Misioni

Misioni i programit është të përgatisë juristë me kompetenca të larta në konstitucionalizëm dhe integrim evropian përmes arsimit të avancuar, kërkimit shkencor dhe shërbimit ndaj shoqërisë, në funksion të shtetit të së drejtës.

Vizioni

Vizioni i programit është të jetë programi referues në Kosovë dhe rajon për studime të avancuara në konstitucionalizëm dhe integrim evropian, i njohur për ekselencë në arsim, kërkim shkencor dhe kontribut në zhvillimin e shtetit të së drejtës.

Ftohen të gjithë të interesuarit që të japin kontributin e tyre përmes vërejtjeve, sugjerimeve, ndryshimeve dhe plotësimeve lidhur me këtë draft. Të gjitha komentet duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], në mënyrë që ato të evidentohen, të shqyrtohen nga Grupi Punues dhe më pas t’i prezantohen Këshillit të Fakultetit Juridik gjatë shqyrtimit të versionit përfundimtar të dokumentit.

Ky draft do të jetë në diskutim publik për një periudhë prej shtatë (7) ditësh, duke filluar nga 15.07.2026, datë në të cilën është miratuar për hapje të diskutimit publik nga Këshilli i Fakultetit Juridik, deri më 22.07.2026.

Kontributi juaj është i një rëndësie të veçantë për hartimin e një programi studimi cilësor dhe në përputhje me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj.

Shperndaj ne: