Default

Konkurs i MASH-it për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2026

Fushat shkencore prioritare për aplikim

Financohen botime ose përkthime nga fushat prioritare shkencore të parapara në Programin
Kombëtar të Shkencës:

1. Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi
2. Prodhimi bujqësor
3. Studimet mjekësore
4. Studimet ekonomike dhe sociale
5. Studimet gjuhësore, kulturore dhe historike
6. Hulumtime ndërdisiplinare për teknologjitë e komunikimit dhe informacionit.
Kriteret dhe procedurat për botim:
• Të drejtë aplikimi kanë autorët me shtetësi kosovare, me vepra shkencore (monografi
shkencore), përmbledhje punimesh shkencore (që i bashkon një temë – libra tematikë
shkencorë) dhe me përkthime të veprave shkencore të autorëve kosovarë dhe të huaj
(gjuhë e huaj – shqip/serbisht dhe shqip/serbisht – gjuhë e huaj), kurse institucionet
shkencore të Republikës së Kosovës mund të konkurrojnë me revista shkencore, të cilat
botohen dhe përmbushin standarde të njohura ndërkombëtare;
• Me përkthime të veprave shkencore, mund të konkurrojnë edhe autorë që janë jashtë
vendit, nëse veprat e tyre shkencore me përmbajtjen e tyre, i referohen në mënyrë të qartë
Republikës së Kosovës. Në një rast të tillë, aplikimin duhet ta dorëzojë njëri nga autorët
apo recensentët që punojnë në Republikën e Kosovës;
• Do të merren në konsideratë për botim vetëm libra ose punime që janë të gatshme për
botim;
• Një autor ka të drejtë të aplikojë vetëm me një libër apo punim;
• Institucionet shkencore mund të aplikojnë me vetëm një numër reviste duke iu përmbajtur
kritereve dhe procedurave për përkthim në gjuhë të huaja;
• Mbështeten botimet ose përkthimet që shquhen për cilësi të lartë shkencore dhe që
botimi/përkthimi i tyre nuk do të ishte i mundur pa mbështetje financiare. Merren në
konsideratë për botim përkthimet e monografive shkencore dhe publikimeve tjera
konform Udhëzimit administrativ (MASHT) nr. 27 /2016 për mbështetjen financiare për
aplikim të fondeve nga MASHT për botime dhe publikime shkencore.
Përkthimet:
• Mbështeten përkthime në një gjuhë të huaj me reputacion ndërkombëtar;
• Përkthimi duhet të bëhet nga një njohës me eksperiencë të gjuhës përkatëse dhe kjo të
konfirmohet me dëshmi përkatëse duke ofruar bibliografitë e përkthyesve;
• Financohen përkthimet që shquhen për cilësi të lartë shkencore që kanë relevancë në
promovimin e vlerave historike, gjuhësore, kulturore dhe shkencore të Kosovës;
• Pajtimin e shtëpisë botuese të vendit ku botohet punimi shkencor si dhe definimin e të
drejtës së autorit;
• Cilësia shkencore e punimit garantohet së paku nga tri recensione.
Kush mund të aplikojë?
• Aplikimet për botime të veçanta bëhen vetëm prej personit fizik.
• Merren parasysh botimet e individëve dhe institucioneve që e ushtrojnë veprimtarinë
shkencore në Republikën e Kosovës.
• Aplikimi bëhet vetëm prej autorit (redaktorit).
Aplikacionet për botim duhet të kenë këto dokumente:
• Letërnjoftimi i aplikuesit (kopja);
• Aplikacioni i plotësuar me të dhënat në detaje të aplikuesit apo institucionit;
• Tri recensione të punimit (dy vendore dhe një ndërkombëtare);
• Pajtimin e shtëpisë botuese si dhe definimin e të drejtës së autorit;
• Deklarata e noterizuar nga autori që dorëshkrimi i librit/punimit nuk është i botuar
pjesërisht apo tërësisht më herët;
• Dy kopje të dorëshkrimit të përfunduar dhe të gatshëm për botim, (dorëshkrimet e
papërfunduara nuk do të shqyrtohen);
• Një kopje e versionit final në formë elektronike (USB).
Konkursi mbetet i hapur nga dt.14.05.2026-04.06.2026
Formularin dhe dokumentacionin shtesë mund ta gjeni në webfaqen e MASH-it:
https://mash.rks-gov.net//alldocuments/formulari-per-botime-2026/
Aplikacioni me dokumentacion të kompletuar dorëzohet në arkivin e MASH-it, zyra nr. 4,
ndërsa të gjitha informatat rreth aplikimit merren në zyrën nr. 302/b, kati 3 te z. Fidan Kozhani.
Dokumentacioni i pakompletuar dhe aplikimi me vonesë nuk shqyrtohen.
Shperndaj ne: