Fotofgj

Takim pune për implementimin e rekomandimeve nga procesi i akreditimit në FGJ

Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. dr. Kemajl Zeqiri, zhvilloi një takim pune me stafin akademik të Departamentit të Xehetarisë dhe bartësit e programeve studimore, lidhur me implementimin e rekomandimeve të dala nga procesi i akreditimit.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe dinamikën e zbatimit të rekomandimeve, aktivitetet e realizuara deri më tani, si dhe u përcaktuan afatet kohore për implementimin e aktiviteteve përgjatë këtij viti kalendarik. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e avancimit të vazhdueshëm të cilësisë në procesin mësimor dhe të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucionit akademik dhe industrisë.

Po ashtu, u vendos që në javët në vijim Departamenti të organizojë ligjërata tematike dhe aktivitete ndërvepruese me studentët dhe anëtarët e alumni-t, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit me akterët relevantë nga industria dhe komuniteti akademik. U vlerësua se iniciativa të tilla do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë akademike, zhvillimin profesional të studentëve dhe përmirësimin e lidhjes ndërmjet teorisë dhe praktikës profesionale.

Në kuadër të takimit u diskutua gjithashtu edhe për procedurat administrative dhe organizative lidhur me regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027, me theks të veçantë në procesin e regjistrimit në programin Master “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Minierave”.

Shperndaj ne: