Foto Web 400px

Rektorja Deva ngushëllon familjen dhe kolegët e Bajram Azemit, ish-punëtorit shumëvjeçar në UIBM

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, ngushëllon familjen dhe kolegët e Bajram Azemit, punëtorit teknik në UIBM që ndërroi jetë të dielën. Ajo ka çmuar kontributin e tij shumëvjeçar në UIBM dhe në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë.
Duke kujtuar shërbimin e tij të gjatë, rektorja potencon afërsinë e Bajramit me kolegë si dhe me stafin akademik e administrativ. “U prehtë në paqe”, përfundon fjalimin ngushëllues, rektorja Deva.
Shperndaj ne: